Fuere: Te terhiqet projektligji per antidiskriminim
Albeu.com
Tërheqja e projektligjit për antidiskriminim dhe përgatitje të një projektligji të ri kërkoi sot përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Ervan Fuere. "Edhe pse i mirëpresim të gjitha përpjekjet, me të vërtetë na vjen keq që ...... projektligji që është dorëzuar në Kuvend, jo vetëm përjashton kategori me orientim të ndryshëm seksual, por edhe për shumë çështje nuk pasqyron interesat dhe legjislaturën e BE-së", tha euroambasadori Fuere. Ndryshim të tekstit të projektligjit kërkoi edhe sektori civil. "Ne konsiderojmë se është i domosdoshëm përmirësimi i disa dispozitave, duke përfshirë bazat për diskriminim, si dhe në disa përkufizime të formave të diskriminimit", tha Sasho Klekovski nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Nga qeveria, ndërkohë, thonë se rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare janë përfshirë në projektligjin. "Ligji është tani në procedurë parlamentare. Këtu Qeveria nuk mund të përfshihet për të ndryshuar atë. Mirëpo, unë vlerësoj se shumica e rekomandimeve që janë bërë nga Komisioni Evropian dhe Misioni i OSBE-së në Maqedoni u pranuan", tha Xhelal Bajrami, ministër i Punës dhe Politikës Sociale.
Qëndrimet rreth projektligjit u paraqitën në konferencën për shtyp me rastin e takimit të dytë të Komitetit të përbashkët konsultativ për shoqëri civile, qëllimi i të cilës është mbrojtja e të drejtave civile, ekonomike dhe sociale në vend. Bashkëkryetarë të këtij komiteti janë Sasho Klekovski dhe Vladimira Dërbalova. (makfax)
Shtuar më 25/02/2010, ora 17:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori