Daniele Maldini në “qiell të 7” pas debutimit: Ëndrra u bë realitet

Daniele Maldini bëri debutimin e tij më skuadrën e parë të Milanit në ndeshjen përballë Veronës.

Daniel u bë gjenerata e tretë e ‘Maldinëve’ që luan vesh fanellën e skuadrës së madhe italiane, Milan.

17 vjeçari u fut në lojë në minutat shtesë të takimit kundër Hellas Verona, duke ndjekur hapat e babait të tij, Paolo, dhe gjyshit të tij, Cesare.

Pas ndeshjes, lojtari është shprehur shumë i lumtur, duke thënë se ëndrra e tij është bërë realitet tashmë.

“Ishte një ëndërr e bërë realitet, vetëm rezultati nuk ishte i mirë” ka thënë Maldini.

“Debutimi ishte objektivi im, tani shpresoj të vazhdoj fuqishëm. Ishte moment emocional, por babai im është motivues” ka shtuar tutje Daniel.

Maldini është lojtari i parë i lindur në vitet 2000’ që me skuadrën e Milan luan në Serie A


Shtuar 3.02.2020 11:33