LSDM: Ende po ndjehen pasojat e qeverisjes së OBRM-PDUKM-së

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se projekti “Shkupi 2014” është i rrezikshëm edhe për qytetarët, pasi era e mbrëmshme ka dëmtuar disa prej ndërtesave të këtij projekti.

Nga LSDM thonë se ende po ndjehen pasojat nga puna kriminele dhe e papërgjegjshme e OBRM-PDUKM-së dhe Nikolla Gruevskit.

“Projekti kriminel Shkupi 2014 nuk e përballoi as erën dhe fasadat e barokut nga polisteroli filluan të fluturojnë, duke paraqitur rrezik për qytetarët. Miratimi i ligjit për PP siguron vazhdimin e lëndëve të PSP-së, mes të cilave edhe lëndë të lidhura me projektin Shkupi 2014”.

“Përgjegjësi do të ketë për ata, të cilët e kanë projektuar dhe realizuar projektin kriminel Shkupi 2014, i cili u tregua se është i rrezikshëm edhe për jetën e qytetarëve”, thonë nga LSDM. /albeu.com/


Shtuar 27.02.2020 12:59