Fuere: Politizimi i fese mund te coje ne konflikte
Albeu.com
Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere i sugjeron autoriteteve të Shkupit, të mos luajnë shumë me vendimet që kanë të bëjnë me objektet fetare, pasi ato mund të nxisin pakënaqësi në pjesën tjetër të komuniteteve.Në një intervistë ekskluzive për ALSAT, Fuere, këshilloi që për këto vendime, më parë, autoritetet të konsultohen me publikun në debate të hapura.
"Sigurisht, nga pikëpamja jonë, është shumë e rëndësishme që të gjitha këto projekte, të ndërtimit të kishave dhe xhamive, veçanërisht në qendër të kryeqytetit, duhet të jetë subjekti i konsultimeve publike, me të gjithë qytetarët, të cilët, do të ndjejnë efektin e këtyre objekteve. Dhe është e rëndësishme të sigurohet se ky diskutim publik do të mbahet, dhe të gjithë të mund të shprehin opinionin e tyre, sepse është e rëndësishme të theksohet që pas kësaj qëndron, shoqëria multietnike, shoqëria multifetare, dhe është e rëndësishme që vendi ta reflektojë këtë në vendimet që merr, dhe jo të favorizojë njërën apo tjetrin komunitet. Kështu që konsultimi publik, për mua, është shumë i rëndësishëm", thotë ambasador i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere.
Fuere, theksoi se cështjet e nxehta fetare, nuk duhet të përdoren si trampolinë apo për qëllime partiake. Tensionet e tilla dhe politizimi i tyre, sipas eksperiencave, qoftë edhe europiane, mund ta çojë një shtet në krizë të rëndë e madje deri në konflikte.
"Kjo i takon vetë komuniteteve të shprehen ose përcaktohen, por kohët e fundit, ne kemi shumë shembuj edhe në Evropë, ku çdo gjë që lidhet me fenë, duhet të zgjidhet me një ndjeshmëri të madhe, dhe grupet dhe partitë politike, duhet të evitojnë përdorimin e fesë, për qëllime politike. Ne kemi parë rastin në Irlandën e Veriut, impaktin e kësaj, ... ne nuk duam një situatë ku shoqëria të bëhet akoma më shumë e polarizuar, për këtë ne theksojmë rëndësinë e konsultimit publik për të tëra këto çështjeve", thekson ambasadori Ervan Fuere.
Ndërkaq, ndërtimi i kishës në sheshin e shkupit, bëri të ngriheshin në këmbë organizatat jo qeveritare por edhe komunitetet e tjera të cilat së pari kërkojnë që sheshi të mos mirëpresë objekte fetare, ndërsa komuniteti shqiptar kërkon që nëse ngrihet kisha, atëherë në shesh duhet ët ngrihet edhe Xhamia Burlami, e cila gjithashtu ka pas ekzustuar deri para 85 vjetësh. Dosja e kësaj cështje është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të vlerësojë kushtetueshmërinë e vendimeve të qeverisë.
Shtuar më 28/04/2009, ora 23:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori