Fuere: Pa zgjidhjen e ceshtjes se emrit prishen marredheniet nderetnike
Albeu.com
Nëse gjashtë muaj në vijim nuk shfrytëzohen për zgjidhjen e çëshrjes së emrit, ekziston rrezik potencial për destabilizim të mardhënieve ndër-etnike në Maqedoni.Ky është paralajmërimi që sot në Bruksel e ka lëshuar ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup Ervan Fuere para anëtarësve komitetit të jashtëm të Parlamentit Evropian duke prezentuar raportin e rregulltë vjetor. Ambasadorit Fuerevuri përmendi edhe problemet lidhur me respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, të cilat nuk janë çështje të legjislacionit, por i ndjeshmërisë ndaj respektimit të frymës së saj.

Ai tha se sfidat të tjera për vendin janë zbatimi efikas i ligjeve nëpërmjet depolitizimit të administratës publike; reforma në gjyqësor dhe lufta kundër korrupsionit por edhe angazhimi i shoqërisë civile dhe pavarësia e medias.
"Jo që nevojitet të bëhet tani është që të ndërtohet mbi atë progres. Dhe unë mendoj se kjo mund të bëhet vetëm nëpërmjet përforcimit të dialogut në mes të gjithë liderëve politikë. Duhet të ketë një dialog të rregullt dhe takime të rregullta për të krijuar një klimë mirëbesimi dhe për të shmangur situatën e tanishme kur kemi një debat shumë përçarës në mes të ashtu-quajturve patriotë dhe të ashtu-quajturve tradhëtarë. Kjo gjë nuk e ndihmon vendin dhe nuk e ndihmon imazhin e vendit.”, porositi Fuere.

Pyetje-përgjigjet e deputetëve u fokusuan në çështjen e emrit, marrëdhëniet dypalëshe, respektimin e të drejtave të njeriut, por edhe mbi rezolutën e përgatitur nga raportuesi Zoran Thaler. Dokumenti që inkurajon zgjidhjen e çështjes së emrit, përcaktimin e një date për çeljen e negociatave, sipas raportuesit përmban dhe një tjetër mesazh të rëndësishëm:
"Ne duhet të marrim të gjithë përsipër përgjegjësitë tona. Dhe këtu nuk flasim për përgjegjësi abstrakte por për paqen, sigurinë dhe mirëqenien e asaj pjese të Evropës. Nëse Evropa nuk është e aftë të rregullojë oborrin e saj ne nuk mund të jemi një faktor real në botën e jashtme si në Agfanistan apo në Haiti. Ne, vendet anëtare dhe vendet kandidate duhet të jemi të aftë të zgjidhim problemet tona dhe të përparojmë dhe jo të kemi zënka dhe ‘Status Quo’ për një kohë shumë të gjatë.”, tha Zoran Thaler, raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.

Raporti i Zoran Thaler për Maqedoninë votohet të mërkurën në komitetin e jashtëm, para votës përfundimtare në fillim të Shkurtit në seancë plenare. Cështjen e emrit në Bruksel e përmendi dhe Ministri i Jashtëm spanjoll Moratinos, i cili premtoi se presidenca spanjolle do të përpiqet të zgjidhë këto gjashtë muaj këtë problem që bllokon rrugën e vendit drejt BE-së. (Ernest Bunguri, alsat)
Shtuar më 27/01/2010, ora 02:12
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori