Haaland thyen heshtjen dhe flet pas talljes që i bëri Neymari dhe lojtarët e PSG-së

Erling Haaland është kthyer të flasë për talljen që ia bënë Neymar dhe bashkëlojtarët e tij gjatë një ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe në vend të ndonjë fyerje apo diçka të tillë, ai ka falënderuar yllin e PSG-së për ndihmën e tij për të përhapur një mesazh të rëndësishëm.

Sulmuesi sensacional norvegjez bëri një fillim të mrekullueshëm te Borussia Dortmundi duke shënuar shumë gola pas transferimit në afatin e janarit.

Haaland shënoi dy herë kundër PSG-së në fitoren 2-1 të Dortmundit në ndeshjen e parë të 1/16-tës të Ligës së Kampionëve në muajin shkurt.

Por, një fotografi e rreme e ‘Snapchat’ filloi të qarkullojë që tregonte sulmuesin e Dortmundit duke u argëtuar dhe duke e cilësuar Parisin si qytetin e tij.

PSG mposhti Dortmundin 2-0 në ndeshjen kthyese dhe Neymar, i cili shënoi e parë, ndërsa festoi duke imituar dhe tallur Haalandin në stilin e meditimit.

Haaland, i cili ishte blerë për rreth 25 milionë euro nga nga RB Salzburg, më në fund theu heshtjen dhe pranoi se nuk ishte i lumtur me festimin e tij duke u tallur, por falënderoi ata që iu bashkuan kampanjës së tij.

“Jo, jo në të vërtetë”, ka thënë fillimisht Haaland për ESNP kur u pyet nesh festa e lojtarëve të PSG-së e la të mërzitur.

“Unë mendoj se ata më ndihmuan shumë për të reklamuar meditimin në botë dhe për t’i treguar gjithë botës se meditimi është një gjë e rëndësishme”.

“Kështu, unë jam mirënjohës që më ndihmuan për këtë”, përfundoi 19-vjeçari.

Ndryshe, lojtarët e PSG u kritikuan shumë për talljen kolektive ndaj Haalandit pasi Dortmund u eliminua nga Liga e Kampionëve.


Shtuar 1.05.2020 11:11