Udhëtonte çdo ditë drejt Elbasanit, mjeku i Sanatoriumit rezulton pozitiv me Covid-19

Një mjek i cili udhëtonte çdo ditë nga Tiranë drejt Elbasanit konfirmohet i infektuar me koronavirus.

Burime bëjnë me dije se mjeku udhëton çdo ditë nga Tiranë dhe u shërben pacientëve që kanë dalë nga Sanatoriumi dhe janë zhvendosur në Elbasan që prej ditës kur “Shefqet Ndroqi” u kthye në Covid2, në shërbim të pacientëve me koronavirus.

Pas marrjes së tamponit një ditë më parë, mjeku nuk është paraqitur në punë.

Paniku ka përfshirë kolegët e tij, por edhe pacientët e Sanatoriumit që marrin trajtim mjekësor tashmë në Elbasan.


Shtuar 25.04.2020 20:39