Fuere: Komunat shqiptare ne Maqedoni jane te margjinalizuara
Albeu.com
Ambasadori i BE-së, në Shkup, Ervan Fuere, ka folur për gjendjen e rëndë në komunat shqiptare ndërkufitare dhe rikthimin e ndjeshmërisë të banorëve të këtyre zonave ndaj shtetit.“Ka shumë komuna të margjinalizuara në zonat e ndjeshme kufitare me Kosovën dhe Shqipërinë, dhe patjetër duhet që të bëhen përpjekje më të mëdha për përmirësimin e infrastrukturës ekonomike”, ka theksuar ambasadori Fuere, duke e vlerësuar se grupi që kishte ikur drejt Brukselit për të kërkuar azil nuk ka asnjë perspektivë në vendlindjen e tyre. Ai ka bërë thirrje që të përmirësohen kushtet në këto zona dhe që të zvogëlohet ndjeshmëria e kësaj popullate, që konsiderohet si e huaj në këto zona. Fuere, ka theksuar se në Maqedoni edhe më tutje është e pranishme klima e mosbesueshmërisë midis bashkësive etnike dhe se është e paqartë se ku e çon vendin kjo situatë. Sipas tij, kjo situatë ka ndikime negative në marrëdhëniet ndëretnike, por ai ka inkurajuar Qeverinë që t’u kushtojë kujdes prioriteteve të vendit për realizimin e reformave dhe në drejtim të forcimit të dialogut politik.
Shtuar më 17/05/2010, ora 19:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori