Fuere: Cdo dite te shfrytezohet per gjetjen e zgjidhjes se emrit
Albeu.com
Para nesh janë gjashtë muaj dhe është me rëndësi që çdo ditë të shfrytëzohet në mënyrë përkatëse, që të gjendet zgjidhje për emrin dhe Maqedonia të jetë në mundësi ta vazhdojë rrugën e vet drejt Bashkimit Evropian.
Këtë sot në Shkup e deklaroi evroambasadori në Maqedoni Ervan Fuere, pas promovimit të sistemit digjital TETRA në Shkup.

Fuere lidhur me deklaratën e djeshme të shefit të diplomacisë finlandeze Aleksandar Stub, tha se është e rëndësishme të jesh optimist.
“E rëndësishme është të jesh optimist, mirë është për shpirtin, mendoj se kjo është mënyra të cilën ministri prezantoi deklaratën e vet, e ajo është të inkurajohen të dyja palët t’i dyfishojnë përpjekjet dhe të tentojnë të gjejnë zgjidhje kompromisi, sa më shpejtë që është e mundur”, shtoi Fuere.

Lidhur me çështjen e bojkotit të gjuhës maqedonishte, nga ana e nxënësve shqiptarë të klasës së parë, Fuere, vlerësoi se rekomandimi i komisarit të lartë për çështje minoritare të OSBE-së është shumë i ndjeshëm.

Konsiderojmë se rekomandimi i komisarit të lartë për çështje minoritare të OSBE-së është shumë i ndjeshëm, për shkak të asaj se do të mundësojë mësimin e gjuhës maqedonishte nga ana e bashkësisë shqiptare, por duhet të shoqërohet me përpjekje që të rritet dituria e gjuhës shqipe nga ana e bashkësisë maqedonase”, tha Fuere. Ai shtoi se ekzistojnë shumë mënyra se si mund të arrihet kjo me qëllim që të potencohet rëndësia e njohjes së gjuhëve dhe të jemi në mundësi t’i flasim gjuhët e bashkësive etnike këtu në vend. Nënkuptohet, zbatimi i rekomandimit të tillë duhet të përgatitet në mënyrë përkatëse në terren, me dialog përkatës intensive me mësimdhënësit, me qëllim që të kuptohet përparësia e kësaj, tha evroambasadori Fuere. (makfax)
Shtuar më 03/02/2010, ora 20:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori