Fuele mbeshtet Serbine
Albeu.com
Serbia ka arritur një përparim të mrekullueshëm gjatë muajve të fundit në rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane, përmes bashkëpunimit më të mirë me Hagën dhe me hyrjen në fuqi të ...... Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, vlerësoi komisari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Stefan Fuele për gazetën serbe ‘Blic’.

Në tekstin e tij autorial, të botuar të hënën në gazetën serbe ‘Blic’, komisari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Stefan Fuele, nënvizoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Serbisë ofron perspektiva të reja për ndryshime dhe bashkëpunim.

"Kandidatura për anëtarësim në BE dëshmoi se Serbia është fuqishëm e përkushtuar për arritjen e synimit të saj strategjik – anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, shkruan Fuele.

Komisari evropian për Zgjerim vlerëson se këto rezultate konkrete kanë sjellë një dinamikë të re dhe “një bosht të ri evropian, mbi të cilin duhet të ndërtohet, dhe i cili duhet të shfrytëzohet për t’u përballur me sfidat kryesore”.

Fuele po ashtu nënvizon se, përvoja nga zgjerimet e kaluara tregoi se konsolidimi i sundimit të drejtësisë mbetet faktori më i rëndësishëm për funksionimin e demokracisë dhe ekonomisë.

"Kjo gjë po ashtu paraqet një sfidë edhe për Serbinë, ku duhet të trajtohen çështjet e funksionimit të gjyqësorit, të pavarësisë së tij, por edhe të profesionalizmit dhe efikasitetit, deh atë sa më parë të që jetë e mundur gjatë procesit të përafrimit të Serbisë”, porosit Fuele.

Komisari evropian, i cili të mërkurën do ta vizitojë Serbinë, gjithashtu porosit se do të mundohet me të gjitha forcat që Ballkani Perëndimor të fitojë mbështetjeje, por edhe trasenë dhe angazhimin politik për rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE.

"Procesi i anëtarësimit u jep shteteve të Ballkanit Perëndimor një nxitje të fuqishme për realizimin e reformave të nevojshme politike dhe ekonomike. Rrjedhimisht, ne duhet të përparojmë me Serbinë në këtë ndërmarrje të përbashkët dhe të vazhdojmë që bashkërisht të promovojmë vlerat mbi të cilat është ndërtuar Evropa”, theksoi komisari i Be për Zgjerim, Stefan Fuele.
Shtuar më 16/03/2010, ora 03:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori