Ftohen gjakerat ne BDI
Pëlqej
Albeu.com
Janë tejkaluar mosmarrëveshjet në BDI. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka qetësuar situatën. Ahmeti tha se nuk ka pakënaqësi në BDI por debat të brendshëm."Asgjë serioze nuk ka në BDI që ju edhe opinioni të shqetësoheni. Për mendime të lira askush në BDI nuk ka paguar haraç dhe askush nuk do të paguaj haraç. Flas shumë hapur që unë nuk bëj spektakël përpara mediumeve këtu, por BDI nuk ka asnjë problem brenda vetes", dekaroi Ali Ahmeti.
Ndërkohë edhe Xhavat Ademi ka mohuar zërat për krizë edhe pse I njejti për disa ditë me rradhë në brifigjet nme gazetar ka shprehur verejetja nga me te ndryshmet per punëne e ministrave dhe te funskionareve te partisë që I takon.
"Asgjë spektakulare. Nëse keni menduar se BDI-ja është si subjektet tjera e keni gabim. Nëse keni menduar se në BDI nuk ka demokraci të brendshme e keni gabim. Nëse keni menduar se në BDI imponohet njëmendësia e keni gabim, Dhe nëse keni menduar se në BDI dikujt do ti fluturoj koka, për mendimin ndryshe, për mendimin e thënë publikisht, poashtu e keni gabim", shprehet Xhevat Ademi.
Ngjarjet e fundit në BDI i ka komentuar edhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.
"Ju e dini se ne kemi qenë korrekt, duhen edhe disa ditë, dy tre ditë që të bëhen 100 ditë të kësaj qeverisje dhe pastaj të dalim dhe ti rënditim cështjet për të cilat mendojmë se nuk i kanë kryer si duhet. Mendoj se politika e gabuar gjithmon kthehet boomerang, në atë forcë politike apo drejtë atyre drejtuesve të asaj force politike", thotë Menduh Thaci.
Ndërkohë ministrat e BDI-së që apostrofoheshin si mosbashkëpuntor me deputetet dhe strukutart tjera të partisë Bujar osmani i Shëndetëesisisë dhe i Pushtetit lokal Musa Xhaferi i kane quajtuar trillime gazetarske njoftimet per perçarje brenda BDI-së.
Shkëlzen Aqifi, alsat
Shtuar më 01/11/2008, ora 16:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori