Ftesa ruse: Zaev i përgjigjet prerë Putin, Rama ende në heshtje
Bashkimi Ekonomik Euroazian (EAEU) u ka bërë një ftesë anëtarësimi Shqipërisë dhe Maqedonisë, pasi dy shtetet morën përgjigjen negative për hapjen e negociatave me BE.

"Vendet, aplikimet e të cilave për anëtarësim në BE janë refuzuar mund të gjejnë më shumë mirëkuptim në Bashkimin Ekonomik Euroazian (EAEU)’, tha Përfaqësuesi i Përhershëm Rus në Bashkimin Evropian Vladimir Chizhov në një fjalim përmbyllës në Forumin Ekonomik Euroazian në Verona.

Por përballë kësaj ftesë nuk ka nguruar gjatë kryeministri Maqedonas, Zoran Zaev, i cili ka refuzuar hapur këtë ftesë.

"Ndoshta ka një lloj mur mbrojtës rreth kësaj qeverie, kështu që ne as nuk e morëm atë thirrje.

Dhe kjo as nuk na vjen në mendje. Nuk ka një ftesë të tillë, dhe shpresoj se nuk do të vijë," tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse një ftesë për anëtarësim në EAEU kishte arritur pas fillimit të bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Po Rama, a do e pranojë ftesën e Rusisë për tu anëtarësuar në EAEU?

Deri në këto momente, kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ka dhënë asnjë përgjigje. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2019, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori