Ftesa e Bashës për Kryemadhin: Hajde bëjmë opozitë bashkë…por jo pazare
Lulzim Basha rriti dozën e sulmeve ndaj Edi Ramës sot në daljen e tij të parë publike pasi mori mandatin e dytë për drejtimin e PD-së. Ai ka mbledhur sot grupin e ri parlamentar, deputetët e PD-së të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, të cilëve u ka dhënë urdhër të dalin në takime me njerëzit.

Por Basha kishte një mesazh të drejpërdrejtë për LSI dhe kryetaren e kësaj partie, Monika Kryemadhi, edhe pse nuk ia përmendi emrin, por e la të nënkuptuar kur tha se “ftoj të gjithë ata që duan të bëjnë opozitë të vertetë dhe jo pazare të na bashkohen për të denoncuar Edi Ramën dhe prapësitë e tij me pushtetin”.

Deklarata e Bashës përpara selisë së PD-së

Partia Demokratike nuk ka kompromise. Me Edi Ramën dhe Qeverinë tij nuk na bashkon asgjë, as vizioni as vlerat as qëllimet. Ne qëllimet i kemi të njëjta me shumicën e shqiptarëve. Do të bëjmë një opozitë të fortë që nis nga kontakti me njerëzit, që do të jetë vazhdueshëm. Detyrë e rëndësishme është denoncimi që duhet ta bëjmë ne dhe ju (gazetarët) por prej kapjes së mediave, denoncimi bëhet më i vështirë. Theksoj se në qershor dhe korrik janë larguar për azil 20 mijë shqiptarë sepse me Edi Ramën nuk ka as shpresë as dritë në fund të tunelit. Opozita do denoncojë paudhësitë e qeverisjes së lidhur me bandat dhe krimin. Do bëjmë opozitë të vertetë siç ka qenë edhe është PD-ja. Mirëpresim këto qe do të bëjë opozitë jo pazare. Opozita është e plotë dhe e pandarë, dhe jo diku Pazar dhe diku Opozitë. Ftesa është për këdo sepse ky vend ka shumë nevojë për opozitë të fortë.
Shtuar më 26/07/2017, ora 14:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori