"F.Tajms": Vendimi pro pavarësisë së Kosovës është plotë
Albeu.com
Vendimi i Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Kombeve të Bashkuara se ka kaluar koha e hezitimeve dhe se Kosova duhet të fitojë pavarësinë, është plotësisht i drejtë, vlerëson në një koment redaksional gazeta "Fajnenshëll tajms" (Financial Times).Sipas gazetës, kjo nuk është aspak një zgjidhje e këndshme as për Serbinë as për Rusinë e cila e mbështet, por ka ardhur koha e fundit që ky konflikt të zgjidhet. SHBA-të dhe Britania shpresojnë që deri në fund të majit plani për pavarësinë e Kosovës do të shndërrohet në një rezolutë të Kombeve të Bashkuara dhe se ndërkohë, Serbia dhe BE do t'i përmirësojnë marrëdhëniet e ndërsjella. Sipas gazetës, Beogradi në këtë mënyrë do t''i afrohet BE-së, duke demostruar mirëqenie nga bashkëpunimi me Perëndimin. Por në anën tjetër "Fajnenshëll tajms" vë në dukje disa kurthe të mundshme në rrugën e pavarësisë së Kosovës. Në ofrimin e mbështetjes së planit të Ahtisarit, Bashkimi Evropian ka treguar një unitet jo të fortë, sepse disa shtete si Spanja, Sllovakia dhe Greqia nuk janë të vullnetshme që të pranojnë pavarësinë e Kosovës. Por nëse BE lëshon prej dorës që të mbështesë fuqishëm pavarësinë, padyshim se rriten gjasat për veton ruse në Këshillin e Sigurimit. Kjo, sipas gazetës, do të ishte e pafalshme, meqenëse nuk ofrohet asnjë alternativë tjetër. Siç vlerëson "Fajnenshëll tajms", insistimi i Moskës se konfliktin e Kosovës nuk duhet zgjidhur, por vetëm duhet ngrirë, është cinik dhe i papranueshëm. Vullneti i nëntëdhjetë për qind të popullsisë së Kosovës nuk mund të injorohet pa fund ndërsa ndarjet brenda BE-së mund të inkurarojnë serbët që të provojnë ta ndajnë Kosovën, gjë që në mënyrë të pashmangshme mund ta shoqërojë kërcënimi i dhunës.
Shtuar më 28/03/2007, ora 12:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori