FSK me 187 rekrute te rinj
Albeu.com
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në kazermën e FSK-së në Ferizaj, diplomoi gjenerata e tretë e rekrutëve të FSK-së. 187 rekrutë u betuan solemnisht para krerëve të ministrisë së FSK-së dhe komandantit të KFOR-it.
Nga ky numër 55 janë nga minoritetet, duke përfshirë boshnjakë, turq, romë e ashkali. Rekrutët mbajtën 8 javë trajnime bazike për të vazhduar më tutje, me trajnime të tjera.

Ministri i FSK-së Fehmi Mujota e quajti ditën e hënë si shumë të rëndësishme, ndërsa siguroi se rekrutët e rinj do të kenë kushte të mira sipas standardeve të NATO-s. Në anën tjetër komandanti I kësaj force, gjeneral Sylejman Selimi, tha se është nder dhe privilegj të mbahet uniforma e forcës së sigurisë së Kosovës. Të porsadiplomuarit thanë se do të shërbejnë si është më së miri për Kosovën, dhe se do ta nderojnë uniformën që mbajnë.
Shtuar më 26/07/2010, ora 15:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori