Fshihnin drogë e granata në karburant, arrestohen tre persona
Dy vëllezër, pronarë të një pike karburanti dhe punëtori i tyre u arrestuan, pasi bashkë me aktivitetin bënin edhe trafik droge.

Policia e Korcës ka njoftuar se finalizoi operacionin policor antidrogë koduar “Intenerari”.

Sipas saj, ne vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Dishnicë”, në pikën e karburantit në pronësi të shtetasit P. K, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar, në një ambient të përshtatur për depozitë uji kanë gjetur droge.

Sekuestrohen 8 kilogramë e 700 gramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa, disa granata ofensive luftarake dhe kapsolla detonatore.

Arrestohet në flagrancë pronari i një pike karburanti, vëllai i tij, si edhe një punonjësi i këtij biznesi për veprën "Moskallëzimi i krimit".

Vijojnë procedurat e mëtejshme për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, mjeteve te transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave të këtyre shtetasve.

Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të operacionit "Intenerari", bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

• Andrea Kapurani, 35 vjeç,

• Petro Kapurani, 45 vjeç, (vëllezër) dhe

• Asllan Spahillari, 58 vjeç, të tre banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në vendin e quajtur "Kryqëzimi i fshatit Dishnicë", në pikën e karburantit në pronësi të shtetasit Petro Kapurani, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar, në një ambient të përshtatur për depozitë uji kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

6(gjashtë) pako me peshë rreth 8,7 kg lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.


Gjithashtu lidhur me këtë rast, po vijon puna për verifikimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, të mjeteve të transportit dhe burimeve të tjera të përfitimit të të ardhurave dhe fillimin e procedimit penal për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Materialet në ngarkim të dy vëllezërve i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”; ”Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municioneve luftarake”, si edhe për "Moskallëzim krimi" ndaj shtetasit tjetër parashikuar nga nenet 283/2, 278 e 300 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori