“Për fajin e Wanda Narës”, parashikimi i Real Madrid për Icardin del i vërtetë

Real Madrid ndër vite ka qënë gjithmonë në kërkim të një sulmuesi i cili mund të zëvendësonte Benzema-në.Mariano Diaz dhe Luka Joviç kanë qënë sulmuesit rezervë këto vite për klubin spanjoll.

Kujtojmë se një nga më të preferuarit në atë kohë për “Los Blancos” ka qënë Icardi. Ai ka qënë në radarët e Real Madrid në merkaton e janarit në vitin 2017/2018.

Ish-sulmuesi i Interit ka qënë në kulmin e formës së tij në vitet 2016/2017 dhe 2017/2018 kur shënoi 55 gola në total këto vite. Më pas në vitin 2019 ai u transferua tek PSG ku luan edhe sot.

Gjithësesi parashikimi i klubit spanjoll mbi Icardin rezultoi i vërtet.

Pasi Reali e monitoroi për shumë kohë sulmuesin argjentinas, arrtën në konkluzionin se Icardi nuk do të transferohej kurrë tek ekipi i tyre.

“Ne nuk mund ta transferojmë atë lojtar, dhe kjo gjë nuk është për fajin e tij, por për fajin e gruas së tij.”

Këto kanë qënë fjalët nga drejtuesit e “Los Blancos” pasi kanë parë gruan e tij Wanda Nara kur shfaqej ne televizonet italiane dhe mesa duket parashikimet e klubit spanjoll po rezultojnë të vërteta pasi çifti po has probleme apo ndoshta është dhe një lojë mes tyre, por me apo pa vetëdije, kjo situatë po dëmton Icardin dhe jo gruan e tij./albeu.com


Shtuar 22.10.2021 11:35