Fshehur në dyshemen e makinës, kapen 55 kg drogë në doganën e Morinës
Strukturat doganore të Degës Doganore Morinë/Kukës në bashkëpunim me Doganën Kosovare, me datë 25.07.2019, kanë sekuestruar një sasi prej 54 kg 963.24gr lëndë narkotike e tipit: 25 kg e 411.86 gr marijuanë “çokollatë” dhe 29 kg 521.38 gr marijuanë.

Gjatë kontrollit të përbashkët u përzgjodh për skanim nje automjet te tipit Opel Meriva, drejtuar nga shtetasi me iniciale A.K.

Gjatë procedurës së skanimit nga ana e doganierëve të Degës Doganore Morinë dhe punonjësve të skanerit është vërenjtur dhe markuar si pjesë e dyshuar, dysheme e mjetit, ku më pas është dërguar për kontroll në vijë të dytë në Doganën Kosovare, duke mundësuar kontroll të detajuar, të përbashkët, me Degën Doganore Morinë.

Për hetime të mëtejshme ky rast po ndiqet nga Policia Kosovare.
Shtuar më 25/07/2019, ora 23:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori