Fshehu kasetën e 21 Janarit? Hoxha i përgjigjet Bollinos: E doje për të bërë pazar me Berishën!
Dosja e 21 Janarit ka ringjallur debatet në Shqipëri, me akuza e kundërakuza të forta. Mbrëmjen e kaluar
gazetari Artan
Hoxha është përballur me disa akuza të forta nga
Carlo Bollino i cili e akuzoi atë për fshehjen e kasetës së filmimeve të vrasjes së 4 protestuesve para Kryeministrisë.
Sipas
Carlo Bollinos,
Hoxha kishte ka urdhëruar të gjithë redaksinë e Neës24 që të kontrollonte filmimet në mënyrë që të shikohej mundësia e qëllimit nga trupat e gardës.
Deklarata e Carlo Bollinos:
Kaseta ishte marrë nga kameraman i televizionit dhe ishte futur në
xhep të një
gazetari që në vend që ta sillte në redaksi për ta transmetuar urgjent siç ishte detyra e tij, e kishte futur në
xhep duke mos komunikuar fare as me drejtuesit as me redaktorët:
ose nuk e dinte se çfarë kishte regjistruar, se mund të ndodhë shpesh që kameramanët e lënë ndezur kamerën dhe pastaj rrinë edhe larg nga kamera, dhe ndoshta edhe
gazetari nuk e kishte marrë vesh.
Ose ndoshta… unë nuk e di, nuk dua të dyshoj, megjithatë këto
pamje kaq të rëndësishme nuk ishin në dispozicion të redaksisë ku duhet të ndodheshin, por ishin në
xhep të një
gazetari.
Kemi kërkuar ku ndodhet
gazetari dhe kameramani: kështu kemi gjetur kasetën, e kemi parë dhe kemi zbuluar më në fund që ne kasetë që ishte harruar brenda një xhepi të një
gazetari kishte
pamje tronditëse, ato
pamje të plota që tregonin tamam ngjarjen.
_________________________________
Pak orë më vonë ka reaguar po aq ashpër dhe me ironi
gazetari Artan
Hoxha i cili shkruan se nuk e "dorëzoi" kasetën nga frika se ky bënte ndonjë pazar me Berishën.
Reagimi i Hoxhës:
Karlo nuk ka qene fare në Shqiperi në 21 janar 2011. Ku ka qene, ta thote vetë. Videon e 21 janarit nuk ka patur mundesine ta shoh as në teleskop, dhe per kuriozitet une nuk ia kam dorezuar kurre as Prokurorise…
Ky Karlo dhe drejtuesit e tij në Tirane me 21 janar, jo vetem qe nuk me kane kontaktuar në asnje moment ate dite, por as e kishin haberin ku isha une, cfare po beja, dhe cfare kasetash apo pamjesh kisha në
xhep. Sepse po ta dinin do kishin bere pazar me Sali Berishen….
Hej Karleto, dikush me ka futur nje kasete në
xhep pa mendje. Duhet te jete nje scoop i madh, se une nuk marre vesh nga kjo pune. Ma dergo Denisin, te ma marre te xhepi dhe pastaj merr vendimin e veshtire për ta publikuar
Mire qe nuk te shkoi në mendje të thoshe, se në 21 janar 2011, ke mbajtur në sup edhe Ziver Veizin, nga dera e kryeministrise deri te Spitali Ushtarak në Laprake.
U lodhe fratello u lodhe, te doli rryli i fytit, por ama ia mberrita dites, qe gjithe ai emision jubilar dhe kohe televizive, me shume mu kushtua mua, se Sali Berishes.
Per zotin, mbreme edhe “qytetari digital” eshte dhi duke qeshur me fantazine tende të shfrenuar”. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2021,
ora 16:02