Fshehu drogën në tubat e banjos, arrestohet shqiptari në Itali
Mediat në Itali
Arrestohet një shqiptar në Itali pasi iu gjet pak më shumë se 40 gramë kokainë, fshehur në tubat e shkarkuesit të banjës të shtëpisë, në Bagnara di Romagna, të cilën e kishte marrë me qira prej disa muajsh.

Shqiptari i arrestuar nga policia e Bolonjës mësohet se punonte si paketues, por nuk ishte i siguruar. Ai ishte banor i Mordano-s.

Për të përfunduar akuzën iu sekuestruan rreth 4.300 euro para cash dhe një peshore elektronike, në dollapin e dhomës së gjumit.

Gjykata e Ravenna-s pasi i ka miratuar 25-vjeçarit të drejtën për të heshtur, e ka lënë përsëri të lirë në pritje të gjyqit që është caktuar në 21 maj. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori