Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të
Pavarur të
Kualifikimit për shkarkimin nga detyra kreun e Gjykatës së Tropojës,
Dritan Seci pasi hetimi administrativ zbuloi se ai kishte fshehur pasurinë.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Konstatimi i fshehjes së pasurisë, deklarimit të rremë, të pamjaftueshëm dhe të pasaktë si edhe performanca e ulët profesionale kanë bindur Komisionin e
Pavarur të
Kualifikimit, KPK, se Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, gjyqtari
Dritan Seci, nuk mund të ishte më pjesë e sistemit të drejtësisë.
Më datë 11 mars
2019">
2019, trupa gjykuese e KPK-së, e përbërë nga Roland Ilia Kryesues, Olsi Komici relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare, pas problematikave të konstatuara në kriterin e pasurisë gjatë hetimit administrativ kanë vendosur shkarkimin nga detyra të gjyqtarit
Dritan Seci.
Njoftimi i plotë i KPA-së:
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.33/
2019">
2019, datë 15.07.
2019">
2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit
Dritan Seci, kundër vendimit nr. 114, datë 11.03.
2019">
2019 të Komisionit të
Pavarur të
Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 114, datë 11.03.
2019">
2019 të Komisionit të
Pavarur të
Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit
Dritan Seci.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 19:52