Fshehu 3 kg heroinë në kroskotin e makinës, pranga 39-vjeçarit në Kakavijë
Policia kufitare e Kakavijës ka goditur një rast të trafikut ndërkombëtar të drograve të rënda, duke vënë në pranga një 39-vjeçar.

Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e sotme në vijën e dytë dhe me Skaner, nga Punonjësit e Policisë Kufitare, Skanerit dhe Antidroga është evidentuuar një sasi prej 3 kg heroine, e cila ishte fshehur në kroskotin e makinës me targa AA 538 NM, me drejtues shtetasin Lulzim Bosnja nga Fieri.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit Lulzim Bosnja.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2016, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori