Fshehu 2 celularë në këpucë për të burgosurit, pranga policit në Fushë-Krujë
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm Të Burgjeve ka arrestuaer një polic në burgun e Fushë-Krujës, i cili mësohet se kishte fshehur në këpucë dy celularë për t'ia dhënë personave që vuajnë dënimin në këtë institucion.

I prangosuri është punonjësi B.Ashiku, që punonte prej vitit 2010 në sistemin e burgjeve. Gjatë kontrollit fizik para marrjes së shërbimit, inspektorit ju gjetën celularët e fshehur në këpucë, sende të ndaluara këto në regjimin e brendshëm.

Intensifikimi i kontrolleve të Institucioneve të vuajtjes së dënimit bëhet në kuadër të forcimit të masave të sigurisë në sistemin e burgjeve, në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Drejtësisë. /albeu.com/



Shtuar më 18/11/2015, ora 08:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori