Rama përgjysmon naftën për makinat e qeveritarëve: Nëse nuk kursejnë dot, ta paguajnë nga xhepi

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një video-live nga facebook për të folur për stuatën ekonomike në vend, teksa çmimi i naftës ka pësuar një rritje ditët e fundit.

Rama tha se tashmë qeveria do të reduktojë me 50 % shpenzimet e qeveritarëve për naftë, në të kundërt do ta paguajnë vetë.

“Për mua dhe qeverinë çështja themelore nuk është si të mos na dhëmbë koka kur mbushim makinën me naftë. As atyre që vijnë këtu poshtë për të eksituar njerëzit e nxitur, por qindra mijëra shqiptarëve që nuk kanë as vetura dhe as iPhone, as nga çmimi i biletës për ata që lëvizin me autobus. Qeveria do të paguajë 50% të naftës të qeveritarëve. Pjesën tjetër ta paguajnë nga xhepi nëse nuk kursejnë dot”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 12.03.2022 15:33

Tags: