Tre shtetas shqiptarë dhe një italian kanë përfunduar keq.
3 shtetasit shpërndanin kokainë në rajonin toskan të Italisë dhe menduan se fshehja e
drogës në tokë, do të ishte një ide e mirë, por nuk rezultoi kështu.
Sipas
mediave italiane, ata e kishin futur
drogën, me vlerë 20 mijë euro, nëpër kavanoza dhe i kishin groposur, por lënda narkotike u zbulua nga derrat e egër të cilët e shkatërruan atë.
Shqiptarët dhe italiani u arrestuan, pasi policia i zbuloi ata gjatë përgjimit të telefonave, ku u ankuan për prishjen e drogë. Sipas
mediave italiane, ata trafikonin rreth 2 kilogramë drogë çdo muaj në zonën e Valdichiana Senese dhe Aretina. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2019,
ora 19:11