PSG mega ofertë për yllin e Milanit

PSG, pas dështimit në Champions League, mendon për t’u përforcuar në verë dhe gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se objektivi i tyre është një prej yjeve të Milanit.

Bëhet fjalë për portugezin Rafael Leao, i cili po shkëlqen këtë sezon të kuqezinjtë. Italianët i kanë ofruar rinovimin, ndërsa PSG raportohet se ka gati një ofertë.

Francezët ofrojnë 70 milionë euro për Milanin, kurse për Leao një kontratë prej të cilës do të përfitonte 6 milionë euro në sezon.

Fjalën e fundit e kanë kryesuesit e Serie A, pasi sulmuesi, autor i 11 golave këtë sezon, ka kontratë deri më 30 qershor 2024./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.03.2022 15:16