Fshatarët abuzuan me motrat e sëmura, reagon Bashkia Krujë
Bashkia e Krujës ka reaguar, lidhur me rastin e dy motrave me problem psikologjike, të cilat, përpos këtyre problemeve, përjetuan edhe tmerrin e përdhunimeve nga banorët e fshatit.

Në reagimin e bashkisë thuhet se dy motrat kanë fituar kujdestarinë dhe se është bërë përpjekje nga ana e bashkisë për ti rehabilituar në qendrat sociale.


"E kemi patur në vëmendje këtë familje. Motrat fitojnë kujdestarinë. Ato trajtohen me asistencë, të dyja nga 40 mijë lekë. Jemi përpjekur ti rehabilitojmë në qendrat sociale", thuhet në reagimin e bashkisë.
Shtuar më 23/10/2019, ora 19:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori