Frroku shfaq pakënaqësi: Pse më keni ndërprerë rrogën e deputetit?
Teksa në Gjykatën e Lartë u mbajt seanca për të shqyrtuar kërkesën e deputetit Frroku për të lënë qelinë ditën e enjte dhe të jetë i pranishëm në seancën plenare, ai ka shprehur një ankesë e cila lidhet me ndërprerjen e rrogës nga 28 marsi.

Që prej kësaj date, administrata e parlamentit i ka ndërprerë rrogën e deputetit Mark Frrokut, i cili ndodhet në masën e sigurisë të "arrestit me burg" për akuzat e drejtësisë belge per vrasje.

Deputeti kristian demokrat Mark Frroku, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Lartë këtë të enjte. Avokati Saimir Visha tha se ndërprerja e rrogës së deputetit nga ana e Parlamentit, është një veprim antikushtetues, pasi Mark Frroku nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë, por është person nën hetim.

Ai ndodhet në qeli për akuzat që vijnë nga drejtësia belge, se në vitin 1999 ka vrarë shqiptarin Aleksandër Kurti në Bruksel. /albeu.com/

Shtuar më 05/11/2015, ora 11:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori