Frroku rrëfehet për mediat belge: Jam i pafajshëm, jam në burg jo me pushime
Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Mark Frroku ka dhënë një intervistë për mëdiat belge në lidhje me akuzën e rëndë që rëndon mbi të, vrasje.

Për mediat ai është shprehur se është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Aleksandër Kurtit.

“Unë nuk e kam kryer këtë vrasje në Belgjikë në vitin 1999. Unë kam qenë në Shqipëri më 15 mars 1999, 1500 km larg nga Brukseli. Unë do të shtoja se nuk kam mbrojtje në Shqipëri.

Në qoftë se do të kisha mbrojtje siç mendohet, nuk do të isha këtu në burg prej dy vjetësh”, ka thene Frroku për dhnet.be.

Ish deputeti ndodhet në burg që nga data 28 mars 2015 dhe sipas tij mes burgjeve belge, holandeze dhe atyre shqiptare, më të vështira janë shqiptaret.

Duke theskuar që nuk ka asnjë mbrojtje në Shqipëri ndryshe nuk do të ishte në burg pasi sipas tij “të jesh në burg sdo të thote se je me pushime.”

Mëngjesin e sotëm Frroku u shfaq në gjykatë ku akuzat ndaj tij sa vijnë edhe rëndohe.

Mediat belge ngrejnë pikëpyetjen se përse i hyri politikës në Shqipëri, që të merrte imunitetin dhe t’i shpetonte drejtësisë belge dhe 10 viteve burgim?

“Unë u zgjodha në menyre rregullt, paraballe kandidatëve zeriozë rënda, me 7,000 vota avantazh. Nuk kishte asnjë rreng, padyshim”, ka shtuar Frroku./albeu.com/

Shtuar më 28/02/2017, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori