Frroku rrëfen historinë në Belgjikë: Shkova si shqiptar i Kosovës
Deputeti, Mark Frroku, ndodhet në seancë parlamentare, ku po rrëfen historinë e tij në Belgjikë, nga ku akuzohet për vrasje të një shqiptari.

Frroku në fjalën e tij ka deklaruar se familja Frroku i ka dalë borxhit me moral familjes Kurti.


"Është e vërtetë që 1998 kam emigruar drejt Belgjikës dhe atje kam kërkuar azil politik. E vetmja rrugë ishte paraqitja si shqiptar i Kosovës, sepse në atë kohë vuanin genocidin, dhe e vetmja mënyrë për ët marrë ishte kjo,. Pasi kam qëndryuar 4-5 muaj më është refuzuar kam lënë Belgjikën dhe jam kthyer në Shqipëri.

Pas kësaj emrin e Aleksandër Kurtit, e kam dëgjuar pas ngjarjes. I përcjell ngushëllimet familjes Kurti. Bashkohem me dhimbjen dhe I garantoj se nuk kam asnjë lidhje me këtë cështje. Trupi i pajetë i Aleksandrit u gjet më 5 mars 1999. Unë nuk kam qenë në Belgjikë në këtë kohë dhe nga kjo kohë deri në 2004 nuk e kam shkelur kurrë. Ia kemi bërë mëse të qartë organeve belge. Në mars të vitit 2013, familja ime në prani të 24 burrave dhe dy klerikëve i ka bërë be familjes Kurti dhe shumë nga ju e dini mirë cfarë do të thotë Be dhe Falje gjaku.

Familja Frroku i ka dalë borxhit me moral familjes Kurti. Këtë informacion që ka sjellë Belgjika dhe që është future në relacionin e prokurorisë ta verifikojë mirë. Nëse doni ta provoni unë kam dhe pamjet filmike dhe firmat e këtyre 24 burrave, që kanë firmosur që ne I dalim borxh kësaj familjeje. Edhe atëherë edhe sot unë nuk I jam shmangur drejtësisë, por për 16 vjet autoritetet belge nuk kanë gjetur asnjë provë për të më fajësuar. Avokatja ime e ka provuar tek autoritetet belge", ka thënë në Parlament Mark Frroku. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori