“Dhe 5 mijë dëshmitarë s’më
implikon dot në vrasje”. Kështu i është drejtuar gjatë sdeancës së sotme prokurorit Anton Martini, i akuzuari
Arben Frroku. Ndërsa
prokurori Martini ka kërkuar që
Frrokut ti tërhiqet vërejtje. “Gjykata t’i tërheqë vërejtje
Arben Frrokut” – është shprehur
prokurori.
Në seancën e sotme po merren ne pyetje 4 dëshmitarë. Ish-shefi i Krimeve në zonën e Kombinatit, Arianit Arapi ka qënë i pari që ka dëshmuar.
“Kur e vra Dritan Lamaj kam qënë në shtëpi, dy orë pas ngjarjes me ka ardhur një mesazh në telefon, Dritan Lamaj prehet i qetë, së shpejti është radha jote”. Menjëherë njoftova prokurorin. Lamaj ka pasur shumë konflikte, por ishin përplasje për shkak detyrës.
Arben Frokun e kam njohur prej vitesh, kam patur dhe raporte shoqërore. Nuk prisja mesazhin kërcënues nga Frroku”, ka thënë Arapi.
Arben Frroku akuzohet për vrasjen e Komisar Dritan Lamaj, ish shef i Komisariatit numër 6 në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2014,
ora 10:15