Frroku: Nuk kam vrarë askënd!
Mark Frroku ka konfirmuar sot se ai është vënë në dispozicion të drejtësisë dhe se nuk ka vrarë njeri dhe nuk ka organizuar asnjë vrasje. Kjo ishte deklarata e tij e dhene përpara Këshillit të Mandateve.

"Unë nuk kam vrarë askënd. Jam gati të përballem me drejtësinë e çdo vendi tjetër, në rast se do më kërkojnë kudo. Në momentin kur ka ndodhur vrasja në Belgjikë, për të cilën po diskutohet këto ditë, unë kam qenë në Shqipëri", tha deputeti Mark Frroku.

Ndërkaq, mbledhja e drejtuar nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka hasur në kundërshtimin e deputetëve demokratë, Halimi dhe Ristani.

"Ilir Meta është në konflikt interesi, pasi nuk duhet ta drejtojë mbledhjen, në një kohë kur akuzohet se ka paguar për të vrarë dy deputetë. Meta duhet të largohet nga drejtimi i mbledhjes", u shpreh Ristani.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Meta theksoi se do të zbatojë rregulloren dhe do të vijojë të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Mandateve. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2015, ora 12:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori