Frroku: Betohem si malësor, nuk kam kryer asnjë krim
Ka nisur seanca parlamentare ku pritet tëm votohet për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e deputetit Mark Frroku. Seanca drejtohet nga vetë kryetari i Parlamentit Ilir Meta.

Gjatë fjalë së tij Frroku është shprehur se nuk ka kryer asnjë krim dhe nuk ka shtyrë asnjë person drejt ndonjë krimi.

Ndër të tjera deputeti kristian-demokrat tha se: "Nëse në rastin e parë e pashë të arsyeshme të flisja nga karrikia e deputetit tani jam në këtë foltore për të sqaruar, jam betuar jo si deputet por dhe malësor me rregullat e traditës e jo malësorët e ditëve të sotme. Nuk kam vrarë e shtyrë asnjeri për të vrarë apo kanosur njeri. Dua tu them të gjithëve se nuk ka një vendim të formës së prerë as në Belgjikë dhe në asnjë shtet tjetër. Kam respektuar ligjin gjatë gjithë kohës time si deputet. Jam gati të sqaroj akuzat që bëhen ndaj meje". /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori