Frroku: Ja si e zbulova njeriun që më akuzon
Pëlqej
Procesi gjyqësor ndaj Arben Frrokut ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes së kryekomisar Dritan Lamajt u shty sërish dje pasi dëshmitari i mbrojtur nuk u paraqit në seancë.

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Frroku kërkon përballjen në gjyq më këtë dëshmitar, të cilin ai shprehet se e ka identifikuar se kush është.

"Po këmbëngul që ta sjellin këtë dëshmitar të mbrojtur. Dua të përballem me të. Ia kam kërkuar këtë gjë, edhe prokurorisë, edhe gjykatës. Besoj është kërkesë e ligjshme e normale" shprehet Frroku.

Mandej, biznesmeni tregon se ka mundur të bjerë në gjurmët e këtij njeriu, ta identifikojë atë dhe është në
pritje të përballjes.

"Familjarët e këtij personi, më kanë kontaktuar dhe më kanë shpjeguar arsyet përse ai ka folur kundër meje. Po ju jap disa detaje. Ai është nga Tropoja, një person me shumë borxhe dhe me vese të bixhozit", - thotë me tej Frroku. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 09:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori