Frikë për përplasje në Shkodër, Voltana Ademi nuk i jep asnjë shesh për takim Ramës
Edi Rama ka parashikuar organizimin e një takimi zgjedhor sot në Shkodër, por bashkia e qytetit nuk i ka dhënë asnjë shesh të lirë atij për të zhvilluar mitingun.

Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Ademi i drejtohet Partisë Socialiste, me arsyetimin se sheshet janë të zëna për promovimin e turizmi dhe se nuk ka asnjë të lirë ku kreu i qeverisë do të mund të organizonte takimin e tij.

“Me fillimin e sezonit turistike në Bashkinë Shkodër janë duke u realizuar në të gjitha sheshet e Bashkisë aktivitete promovuese për turizmin dhe nuk ka asnjë shesh të lirë për organizim takimesh”, shkruhet në letrën që Bashkia i ka dërguar Partisë Socialiste.
Shtuar më 20/06/2019, ora 11:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori