Frikë për përhapjen e koronavirusit, një tjetër qytet në jug ndalon qarkullimin
Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, njofton se ditën e dielë, datë 15.03.2020, duke filluar që prej orës 06:00, deri në një njoftim të dytë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve duke përjashtuar ato mjete që janë të autorizuara nga Policia si autoambulanca, mjeteve që kryejnë funksione shtetërore, mjeteve që transportojnë mallra apo që ofrojnë shërbime.

Do të lejohet qarkullimi i automjeteve të mediave të loguara, nëse ato do të pajisen me autorizimin përkatës pranë strukturave të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Kontrollet nga patrullat policore të kësaj strukture, do të jenë të pandërprera dhe prezente përgjatë akseve kryesore të qarkut, si edhe në zonat e brendshme, ku vlen të theksohet që në rast se nga ana e drejtuesve të mjeteve do të konstatohen shkelje të këtyre masave, sanksionet do të jenë të rrepta, në masa administrative, pezullime të lejeve të drejtimit si dhe bllokime të mjeteve.

Policia kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të respektojnë këto kufizime, me qëllim sigurimin e jetës dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Për çdo paqartësi mund të na kontaktoni në numrin 129 pa pagesë dhe ne do të jemi pranë jush!
Shtuar më 14/03/2020, ora 20:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori