Frikë për jetën? Basha u ruajt nga 10 badigardë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Lulzim Basha ishte i super mbrojtur sot teksa lëvizte në Bulevardin Dëshmorët e Kombit gjatë protestës së opozitës.

Gjatë gjithë kohës ai është shoqëruar nga shumë badigardë, të cilët ruanin perimetrin e liderit demokrat duke mos lejuar askënd që të t'i afrohet.

Në foton e shkrepur nga fotografja e BIRN Ivrana Derbishi, duken të paktën gjashtë prej badigardëve të Bashës, ndërsa pjesa tjetër janë në një perimetër më të gjerë, shkruan Albeu.com.

Prej kohësh, në krye të trupës së tij të sigurisë është Florenc Hoxha, ish-kryepolici i shumë përfolur i Bashkisë së Tiranës, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha.

Nuk dihet nëse lideri demokrat ka perceptuar ndonjë rrezik, megjithatë duket qartë se masat e marra prej tij janë përtej normales. /albeu.com/



Shtuar më 27/05/2018, ora 00:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori