Frikë nga koronavirusi, Ministria e Brendshme pezullon aplikimet për dokumente biometrike
Koronavirusi ka dhënë alarmin në Shqipëri, ku ka shkaktuar edhe viktimën e parë në Durrës.

Ministria e Brendshme njofton se për shkak të përhapjes së koronavirusit pezullohen aplikimet për dokumente biometrike dhe pritja e qytetarëve në ZSHQ.

Njoftohet se të vetmet që nuk do të pezullohen janë kallëzimet në polici, madje dhe në këto raste sugjerohet që në këto raste kallëzimet të bëhen me shkrim.

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ministria e Brendshme njofton:

Ndalohen të gjitha pritjet e qytetarëve në sportelet e shërbimeve në të gjitha institucionet e sistemit të Ministrisë së Brendshme, deri në një njoftim të dytë. Telefono MB – 0694134779
Përjashtohen nga ky ndalim vetëm rastet e kallëzimeve që qytetarët bëjnë pranë strukturave të Policisë së Shtetit.

Sugjerohet edhe në këto raste kallëzimet të bëhen me shkrim. Telefono 112 ose denonco në Komisariatin Dixhital!
Pezullohet aplikimi i qytetarëve për karta identiteti dhe pasaporta deri në datë 03.04.2020.

Të gjithë aplikimet, kërkesat apo ankesat e qytetarëve do të pranohen vetëm në rrugë elektronike në adresat e institucioneve përkatëse. Për shërbime online drejtohu tek e-albania.

Ministria e Brendshme siguron qytetarët se shërbimet do të vijojnë të ofrohen në rrugë elektronike dhe në të njëjtën kohë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme për sigurinë e përbashkët.



Shtuar më 11/03/2020, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori