Frikë nga kërcënimet, Gjykata siguron dëshminë e të miturës së abuzuar
Këtë të shtunë në Gjykatën e Durrësit mësohet se ka mbërritur e mitura nga Kavaja e cila u abuzua seksualisht nga shtatë djem po të mitur.

Kjo lëvizje ka ardhur me kërkesën e Prokurorisë, për të siguruar padinë qe do të përdoret si provë kundër shtatë të ndaluarve.

Sipas informacioneve veprimi në fjalë është ndërmarrë për të shmangur çdo tentativë të mundshme për kërcënime ndaj të abuzuarës.

Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për drejtorinë arsimore dhe drejtuesit e shkollës, pasi nuk kanë referuar rastin në prokurori. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2019, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori