Frikë nga hasmëria, familjarët e Aldisonit nuk pranohen në varrimin e Arielës
Ne fshatin Zharrës, ku banojnë familjarët e Aldison Belulajt ka pllakosur heshtja. 23 vjeçari tronditi opinionin publik të dielën e 21 janarit 2018 kur qëlloi për vdekje vajzën e cila i kishte refuzuar dashurinë dhe më pas qëlloi veten.

Aktualisht i riu po lufton me vdekjen dhe ndodhet në gjëndje të rëndë në reanimacion ndërsa Ariela Murati u përcoll dje në mesditë për në banesën e fundit.

Familjarët tregojnë se kishin kërkuar të shkonin në varrimin e Arielës por familjarët nuk kishin pranuar dhe se tashmë i druhen një hasmërie, raporton Oraneës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditën e së dielës përballë QSUT-së, ku Aldison Belulaj ndaloi me dhunë dhe pas një zënke që zgjati disa sekonda qëlloi me disa plumba në drejtim të Arielës duke e lënë të vdekur në vend.

Më pas ai qëlloi edhe veten në kokë me një plumb një pistoletë "Beretta" 9 mm. /albeu.com/


Shtuar më 23/01/2018, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori