E FUNDIT/ Rama e refuzoi, Basha mbërrin në kohë në Presidencë, nis takimi me Metën
Frika e terrorizmit, Policia e Shtetit merr masa për ditën e Pashkëve
Pas alarmit të dhënë nga Ambasada e ShBA në vendin tonë, e cila njoftonte shtetasit amerikanë që të kenë kujdes ditën e pashkëve në Shqipëri, pasi mund të ketë sulme terroriste, Policia e Shtetit deklaron se ka kaluar në shërbim të përforcuar dhe ka shtuar masat.

Burime nga policia njoftojne se janë marrë masa shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve gjatë ditëve të Pashkëve.

Policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin e Festës së Pashkëve dhe ka hartuar një plan të veçantë masash për këtë qëllim. Mësohet se masa janë marrë në drejtim të rritjes së prezencës policore në territor, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale. Të ruajtjes së rendit dhe të sigurisë në objektet fetare si dhe në ambjentet ku do zhvillohet festa e pashkëve.

Në drejtim të rritjes së sigurisë rrugore, duke shtuar patrullimet e Policisë Rrugore në akset nacionale dhe akset kryesore rurale. Masa janë marrë edhe nga Policia Kufitare në burime njerëzore dhe infrastrukturore. Në këtë kuadër në porte, aeroport dhe në pikat e kalimit kufitar, janë shtuar sportelet me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore për të gjithë shtetasit vendas e të huaj që do të hyjnë apo dalin nëpërmjet pikave të kalimit porteve dhe aeroportit duke shmangur vonesat dhe radhët e gjata.

Masa janë marrë edhe në drejtim të parandalimit të ngjarjeve me karakter terrorist. Policia e Shtetit uron të gjithë të krishterët, Gëzuar Pashkët dhe siguron ata dhe të gjithë qytetarët se ka kapacitete të mjaftueshme në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë kriminale në çdo fushë që mund të shfaqet ajo./Albeu.com/
Shtuar më 14/04/2017, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori