Moti merr kthesë të papritur, Porja: E enjtja sjell ndryshimin, pranverë tipike e viteve ’90

Meteorologia Lajda Porja ka folur ditën e sotme përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live për parashikimin e motit për ditët që do vijojnë. Porja tha se nga dita e enjte dhe në vazhdim do të kemi një ndryshim të kushteve klimakterike, por që në këto ditë do të ketë vetëm pika shiu dhe jo reshje.

Tabloja termike ka pasur ndryshim që nga dita e diel, sot ka pasur një tjetër rënie. Janë temperatura më të ulta për kohën e pranverës. Nga nesër e në vijim do kemi ndryshim. Nga e enjtja dhe deri në fundjavë do të ketë ndryshime të ndjeshhme. Nga e mërkura e më tej do të shkojmë në 25 gradë. Kemi thënë që do të ketë vranësira, do të ketë momente vetëm me pika shiu, kryesisht veriu dhe verilindja. Zonat malolore të premten do të kenë shi, por reshjet do të jenë të papërfillshme. Do të kemi lagështireë të lartë në ajër këto ditë.

Porja tha se këtë fundjavë në zonat bregdetare nuk do të ketë reshje shiu dhe se kjo pranverë është e ngjashme me ato të viteve ’90.

Këtë fundjavë zonat bregdetare nuk do të kenë reshje. Kjo pranverë është ndryshe nga vjet dhe me atë të para 5 vitesh. Është parashikuar se kjo do të ishte e ngjashme me pranverat e viteve ’90. 3 ditët e fundit të prillit do të kemi rënie të temperaturave. Në datën 28-29 do kemi shira.

Porja thotë se 10 ditëshi i dytë i muajit maj do të vijë me temperatura të larta.

Dhjetësitëshi i parë i majit do të vijë me temperatura pothuajse normale dhe me reshje shiu. Pranverë tipike e klimës shqiptare. 10 ditëshi i dytë i majit do të vijë me temperatura të larta. Kapriçiot për shkak të ndryshimet të klimës. Nesër në mbrëmje forcim të ndjeshëm të erës. Problematike në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të mërkurën dhe të premten.