Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Fried: Shtrirja e EULEX, forcon Kosoven
Pëlqej
Albeu.com
Fried deklaroi se EULEX-i do të veprojë sipas Rezolutës 1244, që është e paanshme ndaj statusit, por efekti i vendosjes së misionit, sipas tij, do të jetë konsolidimi i institucioneve të Kosovës.Ndismëssekretari amerikan i shtetit Daniel Fried vlerësoi si shumë të suksesshme dhe të rëndësishme mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u miratua një Deklaratë Presidenciale, me të cilën mundësohet vendosja e misionit evropian për drejtësi dhe polici në Kosovë. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të bindura se shtrirja e misionit të EULEX është një hap më shumë drejt konsolidimit të Kosovës së bashkuar dhe një goditje për ata që duan ndarjen e saj.

Fried deklaroi se EULEX-i do të veprojë sipas Rezolutës 1244, që është e paanshme ndaj statusit, por efekti i vendosjes së misionit, sipas tij, do të jetë konsolidimi i institucioneve të Kosovës.

“Vendimi i sotëm i KS-së është një ditë e mirë për Kosovën. Është një ditë që i hap rrugën vendosjes së EULEX-it, të misionit evropian për rendin dhe ligjin në gjithë Kosovën, në një Kosovë të pandarë, të pavarur dhe sovrane”- shtoi ndihmësekretarit amerikan.

Misioni i EULEX-it, theksoi Fried do të veprojë në një Kosovë të pavarur, të pandarë dhe sovrane. “EULEX-i do të përfshijë edhe SHBA-në. Ne asnjëherë nuk kemi marrë pjesë në një mision të BE-së si ky. Ne po marrim pjesë në EULEX për shkak të rëndësisë së misionit dhe për shkak të përkushtimit tonë ndaj Kosovës”. Fried shtoi se Kosovës i është njohur e drejta sovrane që ta kundërshtojë gjashtëpikëshin e OKB-së dhe shtoi se çdo marrëveshje në të ardhmen duhet të negociohet, të diskutohet dhe të konsultohet me qeverinë e Kosovës.
Shtuar më 27/11/2008, ora 18:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori