Fried: Amerika respekton qendrimin e Kosoves
Pëlqej
Albeu.com
Fried përsëriti qëndrimin se EULEX duhet të vendoset në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa “shprehu mirëkuptim” për këndvështrimin e institucioneve të Kosovës ndaj planit gjashtë pikësh të sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.Pas takimit që ka zhvilluar me presidentin dhe kryeministrin e Kosovës, zëvendës-ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried e prezantoi porosinë amerikane për popullin e Kosovë - se SHBA-të e njohin Kosovën si shtet sovran dhe qeverinë e Kosovës si sovrane në vendimet e saj.

Fried përsëriti qëndrimin se EULEX duhet të vendoset në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa “shprehu mirëkuptim” për këndvështrimin e institucioneve të Kosovës ndaj planit gjashtë pikësh të sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.

Në pyetjen lidhur me mundësitë e riformulimit të 6 pikëshit ai tha se “nëse do mendoja se problemet do të zgjidheshin me një rishikim të atij plani, unë do të isha i atij mendimi, por duhet të konsultohet edhe qeveria e Kosovës, si qeveri e një vend sovran”, tha Fried.

Ai po ashtu tha se “ky plan është i përkohshëm, pra jo permanent” dhe shtoi se “respektojnë faktin se qeveria e Kosovës ka një këndvështrim tjetër”. (rtk)
Shtuar më 18/11/2008, ora 03:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori