Frid: Çfarëdo të jetë statusi i Kosovës, Bosnja nuk do të ndahet
Pëlqej
Albeu.com
Bosnja nuk do të ndahet megjithë dallimet e vjetra që kanë dalë sërish në sipërfaqje në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, ka deklaruar në Cyrih ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështjet evropiane dhe të evroazisë Daniel Frid.Në intervistën për agjencinë e lajmeve Reuters, ai theksoi se statusi i Kosovës nuk do prekë Bosnjën. "Çfarëdo të jetë statusi i Kosovës Bosnja ka nevojë që të qëndrojë e bashkuar", tha Frid. Ndonëse nuk ka dashur të bëjë rekomandime për Brukselin zyrtar lidhur me zgjerimin Frid ka theksuar se "e ardhmja evropiane është alternativë e shkëlqyer për vendet e Ballkanit".
Shtuar më 30/09/2006, ora 16:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori