FRESSH proteston sot për largimin e Bashës
Forumi Rinor Eurosocialist shqiptar ka lajmëruar sot nisjen e një proteste para ministrisë së Brendshme për të kërkuar largimin e ministrit Lulëzim Basha. Protesta do të nisë në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri në orën 24 të mesnatës.

Të rinjtë e forumit eurosocialist do të kërkojnë largimin e ministrit Basha duke e konsideruar atë një nga përgjegjësit kryesorë për vrasjen e 4 demonstruesve gjatë demonstratës së 21 janarit.

Protesta e FRESSH u lajmërua një ditë pas mbledhjes së qeverisë, ku kryeministri Berisha konfirmoi se ministri i Brendshëm Lulëzim Basha do të jetë kandidati i mazhorancës për Bashkinë e kryeqytetit.
Shtuar më 04/03/2011, ora 08:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori