FRESSH e ka seriozisht! Dhjetëra anëtarësime të reja vetëm sot në Tropojë!
Duket se Forumi Rinor Eurosocialist i Shqiperise e ka marre seriozosht fushaten e antaresimeve ne Partine Socialiste te nisur nga kryeministri Rama. Vetem sot ne ate qe cilesohet si simboli i PD, Tropoje jane antaresuar dhjetra te rinj. Kryetari i Fressh Eljo Hyska, pas takimeve te javeve te fundit ne Fier, Berat, kete here nuk ka pertuar te shkoje ne skajin verior te Shqiperise per t'u kujdesur per mbarevajtjem e forumit.

Ai e cileson ngjarjen e sotme si nje mesazh te qarte dhe kuptimplote sesi te rinjte gjithnje e me shume po i drejtohen ketij forumi si dhe theksoi se "Fressh keto zgjedhje ka nje detyre shume te rendesishme, te fitoj besimin e te rinjve per nje tjeter mandat te PS dhe me kete ritem pune padiskutim eshte kthyer ne motorin kryesor te saj".

Ai u beri thirrje te gjithe antareve te Fressh te bindin te rinjte e komuniteteve ku jetojne se "angazhimi ne politik per te rinjte eshte menyra me e mire sesi ne mund te ndertojme te ardhmen tone"./Albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 20:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori