Frekuentojnë të njëjtin restorant, por çfarë ushqimesh hanë Rama, Basha e Nano
Pëlqej
Nëse dikush do të pyeste se si ushqehen politikanët shqiptar, sigurisht në mëndjen tonë do të shfaqeshin vetëm ushqime të mira e super të shijshme.

Por cili është ushqimi i preferuar i Ramës, Bashës e Nanos?

Masterchefi i njohur Renato Mekolli ka zbuluar pjatat e preferuara të tre politikanëve të njohur shqiptar të cilët janë klientë në restorantin e tij, shkruan Albeu.com.

"Kryeministri Rama ha lehtë, preferon produktet e peshkut dhe është shumë i rafinuar në perzgjedhjen e ushqimit. Ndërsa kryetari i opozitës, Lulzim Basha konsumon cdo ditë "burger". Edhe nëse s'vjen vetë do t'ja çojmë në zyrë",- ka thënë ai.

Një tjetër klient i rregullt ne restorantit e tij është edhe ish kryeministri dhe kryetari i PS-së, Fatos Nano për të cilin Renato Mekolli tha se është njeriu më komod që ka njohur ndonjëherë.

"Nano se ka problem ma lë mua në dorë, është kaq rehat. Fatos Nano di shumë mirë te degustojë edhe verën", është shprehur masterchefi i njohur shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2017, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori