Freedom House: Media ne Shqiperi nen presionin e qeverise dhe partive
Pëlqej
Albeu.com
Per sa i perket Shqiperise ajo eshte klasifikuar ne grupin e vendeve me nje shtyp pjeserisht te lire dhe nga vendi i 105 qe ishte vitin e kaluar ka rene ne vendin e 107.Organizata Freedom House nxorri raportin e saj per lirine e shtypit me titull "Liria e Shtypit 2005: Per sa i perket Shqiperise ajo eshte klasifikuar ne grupin e vendeve me nje shtyp pjeserisht te lire dhe nga vendi i 105 qe ishte vitin e kaluar ka rene ne vendin e 107. Megjithese liria e shtypit mbrohet me kushtetute, thuhet ne raport, mbrojta e saj ligjore nuk eshte e mjaftueshme dhe vete gjyqesori eshte nen presionin e qeverise. Vete Kryeministri Fatos Nano, thote Feedom House, i hedh gazetat ne gjyq. Keshtu ishte rasti i botuesit te gazetes Koha Jone, Nikolle Lesi, i cili e kishte akuzuar kreyministrin per korrupsion. Media ne Shqiperi eshte aktive dhe e shumellojshme, thote Freedom House, por eshte nen presionin e qeverise dhe partive politike, gje qe ndikon negativisht ne besueshmerine e saj. Gazetaret nuk guxojne te trajtojne ceshtje delikate sidomos te tilla qe lidhen me zotin Nano dhe me PS. Radioja dhe televizioni shteteror e perqendrojne vemendjen kryesisht tek qeveria. Sulmet fizike ndaj gazetareve jane pakesuar por qeveria ka gjetur rruge te reja dhe te terthorta per manipulimin e medias. Ne muajin gusht Partia Demokratike e opozites ndaloi kanalin televiziv Nees 24 te mbulonte veprimtarite e kesaj partie. Nje numer gazetaresh u ndaluan sepse kishin filmuar fshehurazi kryeministrin. Sipas nje raporti te OSBE-se, sfida kryesore per mediat ne Shqiperi jane marredheniet ne rritje midis politikes, biznesit dhe mediave, gje qe e demton pavaresine e tyre. GSh/albeu/BW
Shtuar më 29/04/2005, ora 13:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori