Frederik Tata ngre tonet në gjykatë: S'më gjykoni dot
Ka vazhduar me tone të ashpra seanca gjyqësore e parashikuar për Frederik Tatën i akuzuar për prostitucion.

50 vjeçari është i dyshuar për prostitucion ndërsa avokati mbrojtës Ilir Golemi ka kërkuar lehtësim të mases së sigurisë “arrest me burg”.

Edhe sot Frederik Tata ka ngritur tonet ne sallen e gjyqit duke akuzuar gjyqtaren Radovani dhe duke i thënë "çfarë do ti ketu, a ke dhënë dorëheqjen. Je e korruptuar dhe s’mund të më gjykosh mua".

Duke parë që situate ka qenë mjaft e tensionuar gjyqtarja Radovani ka refuzuar sërish ta zhvillojë seancen për zëvendësim mase sigurie për Frederik Tatën. /albeu.com/

Shtuar më 28/12/2017, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori